Akrepi terrorizon pasagjerët e një avioni

Akrepi terrorizon pasagjerët e një avioni

Një fluturim me avion në ShBA është kthyer si një skenë filmi Hollywood-ian pasi një prej pasagjereve u pickua nga një akrep.

Gruaja u transportua menjëherë në spital pasi avioni u ul në destinacion.

Nga ajo çfarë raportohet, pasagjerja ndjeu një pickim në këmbë dhe më pas u ngrit dhe shkoi në tualetin e avionit.

Ajo pa në pasqyrë një akrep që ishte në pantallonat e saj. Akrepin më pas e kapën pjesëtarët e ekuipazhit dhe e vendosën në një kuti.

Në një deklaratë, kompania e fluturimit tha se u vendos menjëherë shërbimi mjekësor në lëvizje për t’i ardhur në ndihmë pasagjeres, përcjell Ora News.

Por ato nuk bëjnë ende me dije se si arriti akrepi të hipte në bordin e avionit.