Nesër një pjesë e Ferizajt dhe Fushë Kosovës pa energji elektrike

Nesër një pjesë e Ferizajt dhe Fushë Kosovës pa energji elektrike

KEDS njofton se ka paraparë për nesër të bëhen punime intenzive si pjesë e investimeve që po bën në Fushë Kosovë dhe në Ferizaj.

Në vazhdën e saj, është i detyruar të bëjë shkycjen e daljes Apollonia të Fushë Kosovës dhe tri daljeve në Ferizaj, nesër, pra të martën nga ora 9:00 deri në ora 21:00. Në këto dalje ka një numër të madh të konsumatorëve.

Por, KEDS po e bën këtë për përfitime afatgjata të konsumatorëve dhe për shkak të specifikës së punimeve nuk ka ndonjë alternativë tjetër. Komania i sigron konsumatorët që do të bëjë maksimunin që të kryhet sa më shpejtë. KEDS është duke investuar fuqishëm në rrjetin e tensionit të mesëm si në Fushë Kosovë, ashtu edhe në Ferizaj, duke përfshirë linjën 35 kilovot. Kjo, pasi ajo pjesë e Fushë Kosovës është zona me rritjen më të madhe në nivel vendi. Si rrjedhojë, vazhdimisht janë paraqitur mbingarkesa të cilat kanë pasur për pasojë ndërprerjet e dhunshme të energjisë elektrike.

Deri tek këto mbingarkesa ka ardhur pasi kapacitetet transmetive të KOSTT-it, pra të Tensiont të Lartë janë të pamjaftueshme. Por, për shkak se kjo kompani nuk po investon, atëherë këtë është detyruar ta bëjë KEDS-i në mënyrë që të mos këtë ndërprerje të vazhdueshme apo pamundësi për furnizim me energji elektrike. Investimi është në përfundim e sipër dhe pritet të përfundohet sivjet. Sa i përket Ferizajit, intervenimi është i domosdoshëm pasi gjendja e rrjetit të trashëguar në qytet ishte shumë e rëndë. Por, KEDS i siguron edhe ferizajasit se këto investime po bëhen për përfitimin direkt të mijëra konsumaotorëve.


MË SHUME NGA Nacionale