Milioneri i përvishet punës, nuk i plotëson dëshirat fëmijëve

Milioneri i përvishet punës, nuk i plotëson dëshirat fëmijëve

Paraja nuk është gjithçka dhe një gjë të tillë e konfirmon edhe ky veprim i çiftit fitues të 105 milionë euro në Lotarinë Kombëtare.

Pavarësisht se milioner tashmë, Steve Thomson mendon të bëj një jetë të thjeshtë dhe të mos heq dorë nga puna. Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, 42-vjeçare është parë duke ngarkuar kuti dhe drejtuar fugonin e tij të vjetër, premtim të cilin e mbajti menjëherë pasi tërhoqi çekun.

"Mos u shqetësoni. Unë do t'i përmbahem asaj dhe do të bëj të gjitha punët e mia!" tha Thomson në ceremoninë e tërheqjes së çmimit.

Çifti ka planifikuar të blejë një shtëpi të re me paratë e fituara, në mënyrë që 3 fëmijët e tyre, dy djemtë (10 e 15 vjeç) dhe vajza (8 vjeç) të kenë kushte më të mira jetese.

Gjithsesi, dëshirat nuk mungojnë. Djali i tyre 10-vjeçar ka kërkuar një makinë Tesla, ndërsa vajza e tyre tetë vjeçare ka kërkuar një iPhone rozë. Por, Steve ia bëri të qartë, duke iu përgjigjur që nëse e duan me të vërtetë, atëherë duhet ta fitojnë.