Sonte ndezën dritat dhe nisin festat e fundvitit në Gjakovë

Sonte ndezën dritat dhe nisin festat e fundvitit në Gjakovë

Atmosferë festive po mbretëron gjithandej botës.

Tashmë festa në vigjilje të festave të fundvitit, ka nisur edhe në vendin tonë. Shumë qytete, sheshe, madje edhe fshatra janë dekoruar e janë ndriçuar.

Derisa, kryeqyteti ndezi dritat dhe nisi festën, të dielën e kaluar, duke ofruar përveç një pamje magjike, këtë vit ka organizuar edhe një sërë aktivitetesh, e sigurisht pjesa më e mirë mbetet tek vendosja e shtëpizave në shesh.

Në anën tjetër, sot Gjakova bën hapjen e tregut të festave të fundvitit, ku do të bëhet ndezja e dritave dhe hapja zyrtare e kiosqeve, ku do të marrin pjesë kompani vendore dhe ndërkombëtare.

I gjithë ky organizim që do të zgjas deri më 5 janar të vitit 2020 i ka kushtuar komunës afro 13 mijë euro.

“Vlera e paraparë për tenderin me titull Organizimi i festave të fundvitit ka qenë 14,000.euro ndërkaq operatori ekonomik me çmimin më të lire ka qenë 12,985 euro.

Në këtë tender janë të përfshira ndriçimi dhe dekorimi i qytetit dhe tregut të festave të fundvitit. Gjatë periudhës sa do të jetë i hapur tregu, nga data 09/12/2019-05.01.2020 do të ketë kohë pas kohe edhe grupe muzikore që do të performojnë në hapësirat e tregut”, thuhet në zyrën për informim nga kjo komunë për Indeksonline.