Kreditë që i keni në Monego mund t’i paguani në këto vende

Kreditë që i keni në Monego mund t’i paguani në këto vende

Institucioni Mikrofinanciar “Monego” nuk do të operojë më në Kosovë.

Kjo pas një vendimi të marrë nga Banka Qendrore të Kosovës, për shkak të ankesave të shumta nga klientët për kamatat e larta.

Por tani ky institucion i cili ka operuar në Kosovë tani gjendet në likuidim.

Likuidatori i Monego-s ka lëshuar një njoftim për klientët që kanë obligime, se ku mund t’i paguajnë këstet e kredive.

Sipas njoftimit klientët pagesat mund t’i bëjnë në këto pika:

-Banka për Biznes (BPB);
-Posta e Kosovës;
-Western Union;
-Vllesa Co.


MË SHUME NGA Ekonomi