Mbretëria e Bashkuar dënon mohimin e ngjarjeve që kanë ndodhur në Reçak

Mbretëria e Bashkuar dënon mohimin e ngjarjeve që kanë ndodhur në Reçak

Mbretëria e Bashkuar mbështetë deklaratat nga Bashkimi Evropian, PSSP i Kombeve të Bashkuara dhe të tjerët, si përgjigje ndaj komenteve të fundit që mohonin ngjarjet e mirë dokumentuara që kanë ndodhur në Reçak, në janar të vitit 1999.

Kjo ambasadë kërkon që përfaqësuesit nga të gjitha palët të kenë përgjegjësi dhe të përmbahen nga retorika e dëmshme dhe provokative, që është mos-respektuese ndaj viktimave dhe familjeve të tyre, dhe dëmton mundësitë për pajtim dhe kthimin në dialog.

“Ne presim që institucionet gjyqësore në Prishtinë do të ndjekin procesin e duhur në trajtimin e të gjitha çështjeve në mënyrë transparente, pa paragjykime etnike”.