PSG mendon për Manen në rast se largohet Neymar

PSG mendon për Manen në rast se largohet Neymar

Paris Saint-Germain thuhet se po tenton ta transferojë Sadio Manen nga Liverpooli, në rast se Neymari largohet në fund të këtij sezoni.

Ylli brazilian e dëshiron rikthimin te Barcelona në verën e vitit 2020, por në garë për të është edhe Real Madridi.

Por, në rast se Blaugranasit arrijnë ta transferojnë 27-vjeçarin, atëherë senegalezi thuhet se mund të kalojë në ‘Parkun e Princave’.

Neymari nuk e respekton as PSG-në e as tifozët, Petit me kritika për brazilianin

France Football raporton se PSG është e gatshme të paguajë deri në 180 milionë euro për ta transferuar Manen nga The Reds.

Ende nuk ka asnjë bisedime mes të dyja klubeve dhe siç duket vera e vitit 2020 do të jetë tejet e nxehtë nga transferimet.