Parajsa e festave,njihuni me çiftin që ka 350 pemë Krishtlindjesh në banesë

Parajsa e festave,njihuni me çiftin që ka 350 pemë Krishtlindjesh në banesë

Nëse nuk keni vendosur ende pemën e Krishtlindjeve në shtëpi, atëherë njihuni me çiftin të cilët kanë plot 350 të tilla.

Të gjitha të zbukuruara dhe të ndriçuara, asnjë e njëjtë me tjetrën, çifti nga Gjermania ka vendosur të festojë këto Krishtlindje si asnjëherë më parë.

Flasim për atmosferë festive apo jo?

Për dekorimin e pemëve janë përdorur 50 mijë e 2 qind topa zbukuruese dhe rreth 18 mijë drita.

Thomas Jeromin tregon se ky projekt nisi 10 vite më parë si një pasion por nuk do t’ja merrte mendja kurrë se ai do të thyente rekordin botëror.

Tashmë Thomas i ka vendosur qëllim vetes që deri në fund të vitit 2020 ai të vendosë plot 500 pemë.

Bashkëshortja e tij Susanne nuk ka qenë përherë dakord me vendimin e të shoqit, madje ajo pranon se shpeshherë ka menduar largimin nga shtëpia.

Por së fundmi ajo ka pranuar të jetojë me pasionin e tij.

Shtëpia e tyre tashmë është kthyer në një ekspozitë pamore teksa shumë njerëz vijnë për vizitë për të parë parajsën e Krishtlindjeve.

Por e gjithë mrekullia e krijuar është e kushtueshme duke kapur një vlerë rreth 30 mijë eurosh.