Hidhet poshtë kërkesa, Benzema rrezikon burgun për shantazh

Hidhet poshtë kërkesa, Benzema rrezikon burgun për shantazh

Gjykata Supreme Franceze hodhi poshtë të hënën ankesën e sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzema, për t’u çliruar nga akuzën që e përndjek prej vitit 2015 për përfshirjen e tij të dyshuar në një përpjekje për të shantazhuar shokun e tij të atëhershëm të skuadrës së kombëtares së Francës, Matthieu Valbuena.

Gjykatësit e autoritetit më të lartë gjyqësor konsideruan se hetuesit nuk i kaluan kufijtë legjitimë për të marrë prova, në kundërshtim me atë që lojtari pretendente.

Kjo do të thotë se qëndron në fuqi vlefshmëria e të gjitha atyre provave të mbledhura nga prokuroria, të cilat mund të çojnë Benzemanë në bankën e të akuzuarit në fund të procedurës së hetimit.