Gent Cakaj takohet me Ministrin e Jashtëm të Greqisë Nikos Dendias

Gent Cakaj takohet me Ministrin e Jashtëm të Greqisë Nikos Dendias

Gent Cakaj, Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, gjatë qëndrimit të tij në Bruksel ka zhvilluar një bisedë me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

Ai tha se ata diskutuan për një varg veprimesh të përbashkëta në funksion të riparimit e rindërtimit të hapësirave të dëmtuara nga tërmeti

“Biseduam për ndryshimet pozitive që kanë ndodhur në Shqipëri – me theks të veçantë në përmbushjen e objektivave të përcaktuara nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme në qershor 2018 – për të mundësuar çeljen e bisedimeve për anëtarësim në BE pas miratimit të metodologjisë së re të negocimit”.

Një mirënjohje e veçantë për mbështetjen e pakursyer për Shqipërinë që prej orëve të para të pas tërmetit e deri tani që po vazhdon me përkushtim të fortë dhe rezultate konkrete”, ka shkruar Cakaj në Facebook.