WhatsApp do ndalojë së funksionuari në telefonët Windows

WhatsApp do ndalojë së funksionuari në telefonët Windows

Por nuk janë vetëm përdoruesit e Windows Phone që do të zhgënjehen sepse WhatsApp do të ndalojë së funksionuari edhe në disa modele Android dhe iPhone vitin e ardhshëm.

WhatsApp zbuloi se aplikacioni i komunikimit do të ndalojë së funksionuari në telefonët Windows këtë muaj.

Aktualisht është i disponueshëm për disa modele por që nuk do të ofrohet më pas datës 31 Dhjetor. “Ju nuk mund të përdorni Windows Phone pas datës 31 Dhjetor dhe WhatsApp nuk është i disponueshëm në Microsoft Store që prej 1 Korrikut 2019,” shkruhej në njoftimin e kompanisë.

Por nuk janë vetëm përdoruesit e Windows Phone që do të zhgënjehen sepse WhatsApp do të ndalojë së funksionuari edhe në disa modele Android dhe iPhone vitin e ardhshëm.

Nga 1 Shkurti i 2020, ata që përdorin telefon me Android 2.3.7 ose më të vjetër nuk mund të krijojnë llogari apo të ri-verifikojnë llogari ekzistuese.

I njëjti fat do të ndjekë edhe përdoruesit e iPhone me iOS 8 ose më të vjetër. Nëse keni një telefon Windows mbase është momenti të ruani historikun e bisedës përpara se të humbasë përgjithnjë. Vetë Microsoft ka vendosur të braktisë Windows Phone pasi nuk arriti dot të penetronte në treg dhe të tërhiqte interesin e zhvilluesve.