Protestojnë punëtorët e `Monegos`, pas vendimit të BQK-së

Protestojnë punëtorët e `Monegos`, pas vendimit të BQK-së

Punëtorët e institucionit financiar jo bankar “Monego” sot po mbajnë protestë paqësore përpara Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës duke kërkuar që të hiqet vendimi dhe të fillojnë punën. “

'Duart larg nga Monego”, “Na ktheni vendet e punës”, “Na riktheni licencën”, “Atë që nuk na ofroi shteti na ofroi Monego” ishin disa prej parullave që punëtorët mbajtën në duar e që të njëjtat ishin përkthyer edhe në anglisht.

Të premten, BQK mori vendim për heqjen e licencës për këtë institucion dhe atë “IuteCredit”.

Që nga e premtja degët e këtyre dy institucioneve janë mbyllur ndërsa punëtorët janë lënë pushim.

Ndryshe dje aksionarët e “Monegos” i bënë thirrje administratorit të përcaktuar nga BQK që menjëherë të hap degët e kompanisë për të shërbyer kreditë e dhëna.

Sipas tyre, vendimi i administratorit për të pezulluar degët, krijon gjithashtu një pasiguri pune për 250 punonjësit e kompanisë, të cilët janë në mënyrë kritike të nevojshëm për të shërbyer portfolion ekzistues të kredisë.