Shpërthen zjarri afër pompës së derivateve në Kamenicë

Shpërthen zjarri afër pompës së derivateve në Kamenicë

Në fshatin Katushnicë të Kamenicës dje ka shpërthyer një zjarr afër pompës së derivateve.

“Raportohet se për shkaqe ende të panjohura në fshatin e lartcekur në një objekt përcjellës së pompës së derivateve kishte shpërthyer një zjarr i cili është shuar nga njësitë e zjarrfikësve”, njofton raporti policor.

Lidhur me rastin në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar.

Rasti në fjalë mbetet nën hetime.