Vëllai rrah vëllanë në Prishtinë

Vëllai rrah vëllanë në Prishtinë

Një rast i dhunës familjare është regjistruar në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në Prishtinë është regjistruar një rast i dhunës në familje.

Sipas njoftimit, pas një mosmarrëveshje i dyshuari i komunitetit ashkali ka sulmuar fizikisht vëllanë e tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.