Sulmoi fizikisht bashkëshorten, policia arreston të dyshuarin në Gjilan

Sulmoi fizikisht bashkëshorten, policia arreston të dyshuarin në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjilan, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur ditën e hënë rreth orës 14:40.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër K/Shqiptare-bashkëshortes së tij. Viktima ka pësuar lëndime, dhe i është ofruar tretman mjekësor”, njofton policia.

Policia bën të ditur se i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.