Në formë të librit, shportës dhe kubit: 6 ndërtesat më të çuditshme në botë

Në formë të librit, shportës dhe kubit: 6 ndërtesat më të çuditshme në botë

Projektet arkitekturore mund të jenë të llojllojshme, por në botë ka disa objekte që struktura e tyre është shumë e rrallë dhe vështirë të besohet se ato janë reale.

Këto ndërtesa kanë elemente interesante dhe ndërthurin gjithashtu disa aspekte inovative dhe strukturat e tyre janë të rralla dhe të veçanta.
Është e pabesueshme se si disa ndërtesa kanë arritur të ndërtohen dhe të qëndrojnë në atë mënyrë.

Më poshtë 6 ndërtesat më të çuditshme dhe më interesante në botë.

‘WonderWorks’ apo ‘Punimet e mrekullive’

Kjo ndërtesë gjendet në qytetin Pigeon Forge në Tennessee të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA). Ka rreth 35 mijë metra katrorë dhe është një vend i veçantë për ta vizituar.

Qyteti i Librave në Kansas

Qyteti i Kansasit ka një nga libraritë më të mëdha dhe më të vjetra në botë, e gjithashtu dhe më interesante. Ndërtesa e kësaj librarie është e ndërtuar saktësisht në formë të librave dhe kjo e bën atë të dukët e mrekullueshme.

Shtëpitë kubike

Këto shtëpi gjenden në Rotterdam të Holandës dhe forma e tyre është interesante, pasi që tavani i tyre ka formë kubi, transmeton Gazeta Metro. Padyshim që kjo arkitekturë e përdorur në këto ndërtesa është e magjishme dhe tepër kurioze për njerëzit. Ato janë konstruktuar nga arkitekti Piet Bloom në vitin 1970.

 

Ndërtesa në formë të shportës

Ky objekt gjendet në Ohio të SHBA’ve dhe forma e saj është e çuditshme, ku duket si formë e një shporte.

Shtëpia e shtrembëruar

 

Kjo shtëpi gjendet në Sopot të Polonisë dhe duket si të jetë shtrembëruar nga dikush. Në fakt në fillim ajo të jep ndjesinë se kjo shtëpi po shkrihet.

Shtëpitë e ‘mendjes’

Ndodhën në Barcelonë të Spanjës dhe kanë formë interesante. Është dashur 14 vite që këto ndërtime të përfundonin tërësisht dhe që duken me të vërtetë bukur. Kompleksi ka 60 shtëpi të ndryshme dhe secila është më e veçantë se tjetra.