​Zbulohen akuzat kundër Trump për shkarkimin e tij

​Zbulohen akuzat kundër Trump për shkarkimin e tij

Parlamentarët demokratë do të zbulojnë që prej sot dy aktakuza të ngritura kundër presidentit amerikan, Donald Trump në hetimin për shkarkimin e tij, abuzime me pushtetin dhe pengim të mirëfunksionimit të Kongresit, njoftuan disa media.

Dhoma e Përfaqësuesve mund të shprehet mbi këtë aktakuzë kundër presidentit para Krishtlindjeve. Do të duhet para kësaj të kalohet në një votim kyç në komisionin gjyqësor mbi të njëjtat aktakuza.

Duke përmendur tre funksionarët pranë kësaj çështjeje, “Washington Post” theksoi se projektdrafti në lidhje me këto artikuj të shkarkimit nuk ishte përfunduar ende.

Presidenti amerikan është akuzuar nga opozita se kishte abuzuar për qëllime personale duke i kërkuar homologut ukrainas për të hapur një hetim mbi demokratin, Joe Biden, i vendosur mirë për t’u përballur gjatë zgjedhjeve presidenciale të 2020.