Cakaj: Shqipëria gëzon mbështetjen e Gjermanisë për hapjen e negociatave

Cakaj: Shqipëria gëzon mbështetjen e Gjermanisë për hapjen e negociatave

Ministri i Jashtëm Genc Cakaj ka realizuar sot një vizitë zyrtare në Berlin ku ka zhvilluar takim dy palësh me Ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas.

Cakaj deklaroi se me Maas ka diskutuar hollësisht për domosdoshmërinë e fuqizimit të procesit të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e patjetërsueshme të çeljes së negociatave për anëtarësim për Shqipërinë, vitin e ardhshëm.

Ai theksoi poashtu se Shqipëria gëzon mbështetjen e Gjermanisë për hapjen e negociatave vitin që vjen, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Sot gjatë vizitës zyrtare në Berlin zhvilluam edhe një takim dypalësh me Ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas!

Diskutuam hollësisht për domosdoshmërinë e fuqizimit të procesit të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e patjetërsueshme të çeljes së negociatave për anëtarësim për Shqipërinë vitin e ardhshëm.

Shqipëria gëzon mbështetjen e Gjermanisë për hapjen e negociatave vitin që vjen!

Po ashtu, ndamë qëndrime të njëjta lidhur me vazhdimin e reformave transformuese të Shqipërisë dhe plotësimin e kushteve të paraqitura nga Bundestagu në funksion të rrugëtimit evropian!

Në fund, shprehëm mirënjohjet më të veçanta për mbështetjen e jashtëzakonshme të Gjermanisë për përballimin e pasojave të tërmetit që nga fillimi! Po ashtu, Maas konfirmoi gatishmërinë e tij të mëtejme për ta ndihmuar Shqipërinë në planin e riparimit dhe rindërtimit.

Gjithmonë falënderues për mbështetjen e Gjermanisë për zhvillimin institucional e demokratik dhe rrugëtimin evropian të Shqipërisë në përgjithësi !


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare