SPERTK reagon ndaj kërcënimit të gazetarit Denis Galushi

SPERTK reagon ndaj kërcënimit të gazetarit Denis Galushi

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së dënon ashpër kërcënimin ndaj kolegut të Radio Kosovës, Denis Galushi, nga ana e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha. Kolegu Galushi ka bërë një shkrim rreth komuniteti Rom Ashkali dhe Egjiptian, duke u bazuar në argumente personale dhe familjare e si duket ky shkrim nuk i ka pëlqyer deputetit Berisha. 

"Duam t'ia rikujtojmë deputetit Veton Berisha se liria e fjalës është e garantuar me Kushtetutë, andaj veprimi i z.Berisha është cenim i fjalës së lirë dhe ndërhyrje në punën e gazetarëve.

 SPERTK kërkon nga z.Berisha që t'i ndalë kërcënimet ndaj kolegut Denis Galushi. Veprimi i z.Berisha është kërcënim direkt dhe lincim ndaj kolegut Denis Galushi në punën e tij profesional. Ia rikujtojmë z.Berisha se gazetarët janë të lirë te shkruajnë për çdo fenomen qe brengose shoqërinë tonë dhe assesi të pranojnë diktat nga politika.

 Po ashtu i rikujtojmë z.Berisha, se pushtet janë të ndara dhe veprimi i sotëm i tij është kërcënim dhe ka për qëllim  frikësimin e  gazetarëve dhe zbulimin e së vërtetës. Ju rikujtojmë se Kushtetuta e Kosovës përmes dispozitave të saj garanton të drejtat dhe liritë e njeriut, sikurse edhe të fjalës së lirë konkretisht  neni 40", thuhet në reagimin SPERTK.


MË SHUME NGA Aktuale