Nuk mjafton fitorja me Chelsean për konfirmimin e Duncan Ferguson

Nuk mjafton fitorja me Chelsean për konfirmimin e Duncan Ferguson

Fitorja ndaj Chelsea-t duket se nuk i mjafton Duncan Fergusonit, trajnerit që u emërua nga brenda instancave të klubit, për t’u konfirmuar në drejtim të Evertonit.

Sipas mediave angleze, drejtuesit e klubit nga Liverpooli po presin një përgjigje nga Vitor Pereira, ish-trajner i Portos.

Kupola drejtuese e Evertonit dëshiron ta ketë në stol për ndeshjen e ardhshme në kampionat kundër Manchester United. Por më parë klubi anglez duhet të kalojë pengesën që mban emrin Shanghai SIPG, punëdhënësi aktual i 51-vjeçarit, që i ka paraqitur atij një kontratë të re.