Rafa Benitez shtyn kthimin e tij në futbollin evropian

Rafa Benitez shtyn kthimin e tij në futbollin evropian

Rafael Benitez, i cili aktualisht drejton skuadrën e Dalian Yifang në kampionatin kinez, gjatë një interviste foli për të ardhmen e tij.

59-vjeçari nuk e fshehu aspak dëshirën për t’u rikthyer në Kontinentin e Vjetër, por saktësoi se kjo që nuk është e mundur tani.

Ai shtoi më tej në një të ardhme jo shumë të largët do t’i pëlqente të rikthehej në Premier League, por më parë duhet të përfundojë punë me ekipin e tij. Spanjolli deklaroi se ndihet shumë i lumtur në Kinë, pasi të gjithë e mbështesin dhe se te Dalian Yifang dëshiron të lërë pas një trashëgimi të pasur me suksese.