Kaos në Spanjë, El Clasico është sërish në rrezik

Kaos në Spanjë, El Clasico është sërish në rrezik

El Clasico është kthyer në një telenovelë. E programuar të luhej më 26 tetor, përballja mes Barcelonës dhe Realit të Madridit u shty për shkak të protestave që përfshinë Katalonjën.  

Mes La Liga dhe Federatës pati replika të shumta mbi datën se kur do të zhvillohej El Clasico dhe në fund u vendos të luhej më 18 dhjetor.

Gjithsesi ende nuk është e sigurt që kjo sfidë e shumëpritur në Spanjë dhe në mbarë botën do të zhvillohet në datën e përcaktuara.  Nga Spanja lajmi i fundit është se rrezikohet që El Clasico të zhvillohet të mërkurën e ardhmes.

Mossos, forcat e rendit në Katalonjë, mendojnë se është shumë e vështirë që kjo ndeshje të luhet, pasi e shohin të pamundur të sigurojnë rendin. Akoma nuk është përfundimtare diçka e tillë. Mbetet të shihet nëse do të gjendet një zgjidhje, apo Barcelona-Real do të shtyhet sërish.