Komuna ofron mbështetje për OJQ-të që promovojnë të drejtat e njeriut

Komuna ofron mbështetje për OJQ-të që promovojnë të drejtat e njeriut

Më 10 dhjetor të vitit 1948, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka nxjerrë dhe shpallur Deklaratën e Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut.

Me rastin e shënimit të kësaj dite udhëheqësi i Njësisë për të Drejtat e Njeriut, Fitim Rama, ka theksuar se Komuna e Mitrovicës ka arritur rezultate të kënaqshme në respektimin e të drejtave të njeriut, për punët dhe aktivitetet që ka zhvilluar njësiti për të drejtat e njeriut, si dhe mundësitë që aktivitetet e tilla të avancohen akoma.

“Dita Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut paraqet çdo vit një mundësi për të festuar të drejtat e njeriut dhe ne do të bëjmë të pamundur të respektohen të drejtat e njeriut për të gjitha kategoritë me theks të veçantë, për personat me aftësi të kufizuar, femrat dhe të rinjtë të cilat janë e ardhmja e këtij vendi, për të mundësuar që zëri i tyre të dëgjohet edhe më shumë”, ka thënë Rama.


MË SHUME NGA Nacionale