Veseli:Lufta e UÇK-së ka qenë e drejta për liri të Kosovës

Veseli:Lufta e UÇK-së ka qenë e drejta për liri të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës , Kadri Veseli për rreth tri orë është intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar lidhur me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Veseli tha në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës (RTK), tha sot se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër. Ai tha se ka pas premtim publik për të kryer intervistën dhe këtë e ka bërë.

"Vitet e 90 kanë qenë të rënda për Kosovën. Lufta e UÇK-së ka qenë e drejta për liri të Kosovës", tha ai.

Sipas tij Kosova ka drejtë të kërkojë të drejtën e vet për krimet që janë kryer në Kosovë. "Politika nuk duhet të interferoj në drejtësi", tha ai.

Veseli tha se Serbia ka kryer gjenocid dhe se ajo duhet të ballafaqohet me krimet që i ka kryer.

Ndryshe, Veseli kishte paralajmëruar se do të mbrohej në heshtje, kurse intervistimi ka zgjatur më shumë se tri orë.

Ftesa Veseli i kishte ardhur më 7 nëntor, megjithatë nuk ishte bërë e ditur se në çfarë cilësie ishte ftuar. 

Intervistën e plotë me Veselin mund ta ndiqni pas lajmeve.