Pema e Krishtlindjeve më modeste në botë

Pema e Krishtlindjeve më modeste në botë

Atmosfera e festave të fundvitit ka nisur të ndjehet në McComb, Mississippi. Qytetarë të shumta kanë rregulluar pemën e Krishtlindjeve në shtëpitë e tyre.

Por ndryshe nga vitet e kaluara, banorë të asaj zone kanë zbukuruar edhe rrugët e qytetit, pasi Bashkia e la në mëshirë të fatit. Të gjendur në këtë situatë, qytetarët morën guximin për ta zbukuruar vetë qytetin dhe këtë e bëjnë në kushte vërtetë primitive.

Pema e Krishtlindjeve nuk është ajo tradicionale. Bredhi me degët e saj të mbushur me zbukurime dhe me pambuk, që personifikon dëborën është zëvendësuar me një tabelë trafiku dhe topa zbukurimi vendosur nga qytetarë të shumtë.

Dritat dhe dhuratat në "trungun" e saj janë të tjera zbukurime të vendosur nga banorët, që kërkojnë të rikthejnë magjinë e munguar në qytet.