Jessica Biel e turpëruar nga sjelljet e bashkëshortit Justin Timberlake

Jessica Biel e turpëruar nga sjelljet e bashkëshortit Justin Timberlake

Jessica Biel është ndier e turpëruar edhe pas kërkim-faljes publike të burrit të saj, Justin Timberlake për sjelljen e tij të afërt me partneren në film, Alisha Wainwright muajin e kaluar në një lokal në New Orleans.

Biel, 37 vjeçare, nxiti Justin për të bërë deklaratën e tij në Instagram, sepse ajo ndjehej në siklet nga veprimet e tij dhe kërkoj nga ai të merrte përgjegjësit, tha një i brendshëm me çiftin të martën.

Bukuroshja nga Minesota, e cila ka një djalë katër vjeçar të quajtur Silas me këngëtarin e njohur, është ende e martuar me Timberlake, 38 vjeç, edhe pas incidentit.

Marrëdhënia midis aktores dhe këngëtarit u zbeh pas 21 nëntor pasi Timberlake u pa shumë i afërt me aktoren Alisha Wainwright, 30 vjeçare, e cila është partnerja e tij në filmin e ardhshëm Palmer.

Javën e kaluar, vokalisti i ‘Sexy Back’ bëri një falje publike përmes llogarisë së tij në Instagram, duke e bërë të qartë se pendohet që e ka vënë në siklet Biel me sjelljen e tij në incidentin që përfshinte Wainwright.

“Unë qëndroj larg thashethemeve sa më shumë që mundem, por për familjen time mendoj se është e rëndësishme të adresoj thashethemet e fundit që po lëndon njerëzit që unë dua”, ka shkruar Timberlake në postim.

Ai iu referua incidentit, duke thënë, ‘Disa javë më parë u përballa me shumë paragjykime, por më lini të jem i qartë, asgjë nuk ndodhi midis meje dhe partneres time në film. Kam pirë shumë atë natë dhe jam penduar për sjelljen time.’

‘Ky nuk është shembulli që dua të jap për djalin tim. Kërkoj falje nga gruaja dhe familja ime e mrekullueshme që  kaluan përmes një situate kaq të sikletshme dhe jam i përqendruar për të qenë burri dhe babai më i mirë që mund të jem. Kjo nuk ishte ajo që doja. ‘

Timberlake përfundoi duke thënë se ai është tepër krenar që po punon për filmin ‘Palmer’ dhe po pret me padurim që të vazhdojë ta bëjë këtë film dhe i emocionuar që njerëzit ta shohin atë’.