​Grushte për parking, gjykata vendos paraqitje për dy të dyshuarit

​Grushte për parking, gjykata vendos paraqitje për dy të dyshuarit

Gjykata Themelore në Pejë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit dhe ka caktuar masën alternative paraqitje në Stacionin Policor ndaj të pandehurve P.D dhe A.D.

Më 7 dhjetor rreth orës 12:54 minuta në Pejë me dashje e me përdorim të forcës i shkaktojnë lëndime të lehta trupore të dëmtuarit V.S në atë mënyrë që pas një zënke rreth parkingut të veturave dy të pandehurit e kishin goditur me grushte në kokë dhe në fytyrë viktimën dhe si pasojë viktima kishte kërkuar ndihmë mjekësore si shkak i lëndimeve të pësuara.

Me këto veprime të pandehurit P.D dhe A.D kishin për të kryer në bashkëkryerje veprën penale lëndim i lehtë trupor.

Të pandehurve P.D dhe A.D iu është caktuar masa alternative paraqitje në Stacionin Policor në kohëzgjatje prej një muaji.