Historia e dashurisë së Jason Statham me modelen Rosie Huntington

Historia e dashurisë së Jason Statham me modelen Rosie Huntington

Ata janë një nga çiftet më të bukura të Hollywoodit. Romanca e modeles Rosie Huntington-Whiteley dhe aktorit Jason Statham ka zgjatur tashmë që 10 vjet. Tabloidët ende vazhdojnë të shkruajnë se sa do të zgjasë marrëdhënia e tyre, për shkak të dallimit në moshë.

Çifti janë të fejuar që 4 vjet dhe tashmë kanë edhe një foshnje. Marrëdhënia e tyre duket të jetë më e fortë se kurrë dhe ata gjithmonë janë bashkë, kudo. Kështu, më poshtë do të gjeni historinë e Jason Statham dhe Rosie Huntington-Whiteley, si u takuan dhe kur filluan të dilnin bashkë.

Rosie Huntington, 32 vjeçe, është një supermodele, aktore dhe ish-engjëll i Victoria’s Secret. Në moshën 16 vjeçare, ajo e dërgoi CV-në e saj në Profile Models për t’u bërë specialiste e PR, por kur hyri për intervistë, asaj iu kërkua që të bëhej modele. Brenda pak vitesh, ajo nënshkroi kontratë me Clinique, DKNY, Ralph Lauren, Victoria’s Secret.

Image

Jason Statham, 52 vjeç, nuk e nisi karrierën e tij si aktor deri në moshën 32 vjeçare. Prej kur ishte adoleshent, ai ishte në ekipin kombëtar të zhytjes në Britani. Për të bërë para, ai shiti ora dhe parfume fals nëpër rrugët e Britanisë.

Në vitet e 90’a, ai u ftua të bëhej pjesë e reklamës së Tommy Hilfiger si atlet. Më vonë, Guy Ritchie i ofroi atij rolin në Lock, Stock and Two Smoking Barrels. Dhe këtu nisi karriera e tij si aktor.

Jason dhe Rosie u takuan më 2010 në Festivalin e Muzikës “Coachella”. Një nga engjëjt më tërheqës të Victoria’s Secret dhe ylli i filmave të Guy Ritchie kishin dëgjuar për njëri-tjetrin më parë dhe menjëherë kishin filluar të dilnin.

Ndryshe nga çiftet e tjera të famshme, ata janë shumë të kujdesshëm në marrëdhënien e tyre dhe nuk i ekspozuan shpejt ndjenjat në publik.

Pas gati 6 muajsh, çifti filluan të jetonin bashkë dhe të dilnin hapur së bashku. Natyrisht, ata morën shumë vëmendje në publik, për shkak të diferencës 20 vjeçare në moshë.

Image

Siç e pranon edhe Rosie në një intervistë, atë e tërhoqi sensi i pabesueshëm i humorit të Jason, jo pamja e një maço djali që e portretizon ai në filma. Kur një person di si t’ju bëjë të qeshni në momentin e duhur, bota juaj ndryshon. Ajo e çmon shumë edhe mbështetjen e madhe që e ka nga ai.

Në janar të vitit 2016, paparacët e fotografuan një unazë fejese prej diamanti në gishtin e Rosie. Çifti më vonë konfirmuan se ishin fejuar, por nuk u përgjigjën në pyetjet e gazetarëve se kur planifikonin ta bënin dasmën. Në vjeshtën e vitit të njëjtë, Rosie u shfaq në tepihun e kuq me bark të fryrë dhe në qershor të vitit 2017 ata mirëpritën djalin e tyre – Jack Oscar Statham.

Edhe në rrjete sociale ata rrallë shpërndajnë fotografi të njëri-tjetrit, përveç në raste të veçanta. Për shembull, Rosie postoi fotografinë e Jason me fjalët, “Urime ditëlindja dashuria e jetës sime”. Dhe Jason shpërndau një fotografi të Rosie për herë të parë, duke e uruar për lansimin e brendit të bukurisë me fjalët, “Sa krenar të të shoh duke i realizuar ëndrrat. Urime zemër”.

Është mahnitëse se si këta dy, që të dy të famshëm dhe gjithmonë në sytë e publikut, arrijnë ta mbajnë marrëdhënien e tyre private, pa dhënë shkak për thashetheme. Dhe kohëzgjatja e romancës së tyre flet vetë.