Për 2 ditë, 129 pacientë morën trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës

Për 2 ditë, 129 pacientë morën trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës

Në Repartin e Emergjencës të Spitalit të Përgjithshëm – Mitrovicë, për 2 ditë kanë marr trajtim mjekësor 129 pacientë.

“Nga këta pacientë, 7 kanë pësuar aksident në komunikacion dhe 11 të tjerë kanë kryer intervenime kirurgjike”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni.

Derisa bëhet me dije se 9 pacientë janë pranuar në reparte të ndryshme te Spitalit për trajtim të mëtutjeshëm.