Rrjeti 5G mund të përdoret në katër iPhone të rinj gjatë vitit 2020

Rrjeti 5G mund të përdoret në katër iPhone të rinj gjatë vitit 2020

Të gjitha shenjat tregojnë, se iPhonet do t’i bashkëngjiten smartfonëve tjerë gjatë vitit 2020, që do ta kenë rrjetin 5G.

Sipas shënimit të një investitori të JP Morgan, që është parë nga Apple Insidor, bëhet e ditur se Apple mund ta ngritë nga tre në katër, numrin e telefonave që e mbështesin këtë rrjet interneti.

JP Morgan beson se të gjitha telefonat do të mund të kyçen në 5G, vetëm se modelet Pro do ta kenë shumë më të lehtë të lidhen me rrjetin mmWave, derisa të tjerët mund të lidhen me rrjetin 5G të ulët.

Këta katë iPhone, janë në mesin e tre smartfonëve tjerë që lansohen gjatë vitit që vjen, që mund të lidhen në 5G dhe të kenë internet më të shpejtë.

Në mesin e tyre janë Samsung Galaxy S11, OnePlus 8 dhe smartfoni i ri nga Xiaomi.