Akademia e Shkencës e Bullgarisë: Gjuha maqedonase nuk ekziston

Akademia e Shkencës e Bullgarisë: Gjuha maqedonase nuk ekziston

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Bullgarisë deklaroi se gjuha maqedonase nuk ekziston, dhe se ajo është një normë e shkruar rajonale e gjuhës bullgare, dhe se qëndrimi maqedonas për këtë çështje është i rremë.

Po ashtu, akademia pohon se "pretendimi se ekziston një gjuhë maqedonase prish marrëdhëniet midis dy vendeve".

Akademikët bullgarë e vlerësuan gjuhën maqedonase si të rreme pas miratimit të Kartës së Akademisë së Shkencave dhe Arteve për gjuhën maqedonase, më 3 dhjetor.

"Një dokument nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë ka ngritur kundërshtime serioze shkencore. Pozicioni maqedonas është i rremë ", thuhet në një deklaratë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Bullgarisë.

Qëndrimi i akademikëve bullgarë është në pajtim me deklaratën e miratuar nga qeveria bullgare më 9 tetor, e ndjekur nga parlamenti, i cili thotë se "dokumentet e Bashkimit Evropian nuk duhet të përmendin gjuhën maqedonase".

Një takim i Akademisë së Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë më 3 dhjetor të këtij viti miratoi "Kartën e gjuhës maqedonase", e cila përmban, siç thuhet, fakte të njohura shkencërisht për gjuhën maqedonase.

Përndryshe, më 1 gusht 2017, Bullgaria dhe Maqedonia Veriore nënshkruan një marrëveshje miqësie që parashikon gjithashtu zgjidhjen e çështjeve të historisë së përbashkët.

Puna e Komisionit të përbashkët maqedonas-bullgar për çështje historike merret me libra shkollorë të historisë në shkollat fillore dhe të mesme në të dy vendet, si dhe me përkujtimin e personaliteteve të përbashkëta gjatë gjithë historisë