Xhemajli: Ndaj PDK-së kishte propagandë gebelsiane

Xhemajli: Ndaj PDK-së kishte propagandë gebelsiane

Nënkryetari Organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bajrush Xhemajli, vlerësoi se rezultati i zgjedhjeve të fundit të 6 tetorit për PDK-në ka ardhur për shumë arsyeje.

“Ne jemi në vend të tretë dhe do të jemi një opozitë e fortë. Janë shumë faktorë që jemi në vendin e tretë dhe kjo lidhet edhe me qëndrimin e gjatë në pushtet”, tha ai në emisionin n’kuvend në RTK.

Sipas tij PDK-ja vuri standard për pastrimin e listave për deputetë.

“Çdo veprim që është në të mirë të Kosovës, partia mund të pësojë, por për të ardhmen është më mirë”, tha ai.

Xhemajli deklaroi se edhe pse në PDK ka pasur raste, kur njerëz kanë qenë të akuzuar, por në fund janë dalë që nuk janë fajtor nga institucionet gjyqësore. Ai vlerësoi se ndaj PDK-së, kishte propaganda të madhe.

“Ka pasur një propagandë gebelsiane ndaj PDK-së dhe njerëzve të PDK-së”, tha ai.

Për rinumërimin e votave tha se është mirë që ka ndodhur.