Ambasada suedeze shënon festën tradicionale “Lucia”

Ambasada suedeze shënon festën tradicionale “Lucia”

Mbrëmjen e sotme është shënuar festa tradicionale suedeze “Lucia”, e organizuar nga Ambasada Suedeze në Kosovë.

Ambasadorja suedeze, Karin Hernmarck Ahliny ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit duke uruar të gjithë për këtë festë suedeze.

"Shumë shpejt do të shihni gjithçka me drita. Shpresoj që kjo do të ngjallë ndjenjën e Krishtlindjeve, që pastaj të shijoni ushqimin dhe pijet. Kjo është gjithçka që mezi pres të shoh për të gjithë ne, dhe me këtë ju uroj një ‘Lucia’ të mrekullueshme dhe gëzuar Krishtlindjen", tha ajo.

Zyrtari politik në ambasadën e Suedisë në Kosovë, Olle Ingvarsson tha se kjo festë bën bashkë shoqërinë e familjen.

"Sonte jemi duke festuar. ‘Lucia’ është një festim dhe jemi duke i festuar dritat, ditët më të errëta të vitit në dimër, ne bëhemi bashkë i sjellim familjet dhe shoqërinë... Ne kemi këngë të veçanta që i këndojmë... ‘Lucia’ ishte shenjtore nga Sicilia e Italisë, mirëpo kohët e fundit në në Suedi, Norvegji, Finlandë e Danimarkë, në Skandinavi ne e festojmë sepse simbolizon dritat në dimër", tha ai.

Festa tradicionale suedeze e 13 dhjetorit, është një nga zakonet më ekzotike suedeze. Vajza e djem të veshur me rroba të bardha, e qirinj mbi kokë këndojnë së bashku. Në shënimin e kësaj feste, kanë marrë pjesë shumë përfaqësues politikë, ambasada të huaja, e organizata në Kosovë, raporton KosovaPress.