Moti për dy ditët e ardhëshme

Moti për dy ditët e ardhëshme

Një ciklon i thellë do të kalojë nga rajoni ynë, përgjatë Adriatikut, të premten mbrëma dhe ditën e shtunë, që do të kushtëzojë mot të ndryshueshëm, me reshje shiu, e në vise malore borë. Ndërkaq, me afrimin e ciklonit, mbi vend do të depërtojnë rryma të ngrohta ajrore, që rrisin temperaturat mbi vlera mesatare, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se “pas kalimit të ciklonit, të shtunën mbrëma do të mbajë mot më i ftohtë, e nga Mesdheu do të shtrihen fusha anticiklonike që sjellin kthjellime”.

“Nga dita e hënë masa më të ngrohta ajrore do të depërtojnë mbi rajon që do të vazhdojnë të rrisin tutje temperaturat ndjeshëm mbi vlera mesatare. Do të mbajë mot kryesisht i kthjellët, në ultësira mundësi për mjegull”, thekson PW.

Sipas PW, “me kalimin e ciklonit mbi rajon pritet të ketë erëra më të fuqishme, që do të largojnë ndotësit, e vlera e cilësisë së ajrit pritet të përmirësohet dhe të zbres në vlera të mira dhe mesatare, sidomos të premten mbrëma dhe të shtunën në mëngjes”.

Parashikimi për datat 13-14 dhjetor:

13.12.2019 – Mot më i butë, me vranësira dhe intervale me diell. Në mëngjes mundësi për riga lokale shiu në perëndim të vendit. Në vise të ulëta mundësi për mjegull/mjegullinë. Erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 2-7m/s. Indeksi UV: 1.

14.12.2019 – Herët në mëngjes vranët, vende-vende me reshje të dobëta shiu, e në vise malore borë. Ditën mot i butë me vranësira të ndryshueshme, pasdite riga kalimtare shiu. Në mbrëmje më ftohtë dhe priten kthjellime. Erë mesatare dhe e fuqishme nga juglindja 6-15m/s, e në Dukagjin erë