Në QKMF-në e Prishtinës s’ofrohen shërbime për pacientët

Në QKMF-në e Prishtinës s’ofrohen shërbime për pacientët

Që nga ora 7:30 Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) nuk ka ofruar shërbime për pacientët.

Greva e përgjithshme brenda institucioneve shëndetësore të vendit në të tri nivelet ka filluar me moton “Presim pagat me ligjin e ri”.

Gjykata Kushtetuese dje ka pezulluar Ligjin për Paga në Sektorin Publik deri më 30 mars të vitit 2020.

Pas këtij vendimi nga sot shëndetësia, arsimi, dogana e policia filluan grevë.