Pesë libra të bukura për t`i lexuar për fundvit

Pesë libra të bukura për t`i lexuar për fundvit

Duke pasur parasysh që gjatë festave të fundvitit kemi më shumë kohë të lexojmë, dhe më shumë nevojë për dhurata për më të dashurit tanë, këtë fundvit.

“Vajza, mjaft me shfajësime” – autorja ‘bestseller’ e New York Times, Rachel Hollis, në këtë libër ju bën thirrje grave që të zgjohen. Ajo e di që shumë gra janë mësuar të përkufizojnë veten sipas pritjeve të tjerëve, në rolin e bashkëshortes, nënës, vajzës, ose si të punësuara; në vend që të mësojnë se si të zotërojnë atë që janë, dhe atë ku dëshirojnë të arrijnë. Hollis, identifikon arsyetimet që gratë duhet të mos i përdorin për të mos hequr dorë nga ëndrrat e tyre, dhe jep këshilla për sjelljet që duhet ti adaptojnë, dhe aftësitë që duhet ti fitojnë, për të pasur më shumë vetëbesim.

Presidenti është zhdukur - është njëri nga trilerët politik më intrigues dhe më mbresëlënës ndër vite, dhe në të njëjtën kohë është novela e parë e ish-presidentit Bill Clinton, në bashkautorësi me novelistin James Patterson. Libri i cili flet për “zhdukjen e presidentit”, është duke u adaptuar edhe për TV.

The key to happiness (Çelësi i lumturisë) - Autori i bestsellerit “The Little Book of Hygge”, sjell librin “The Key to Happiness”, i cili eksploron thesaret që mund të përmirësojnë lumturinë tuaj. Këta thesare të lumturisë, ai i ndan në 6 pjesë: bashkësia, paraja, shëndeti, mirësjellja, besimi dhe liria; dhe për secilën nga to, jep këshilla praktike.

The Sympathizer - Bestselleri dhe fitues i çmimit prestigjioz “Pulitzer”, “The Sympathizer” është një novelë spiunazhi, një eksplorim i politikës ekstreme, dhe një tregim prekës dashurie. “The Sympathizer” eksploron jetën ndërmjet dy botëve, dhe ekzaminon trashëgiminë kulturore të Luftës së Vietnamit në letërsi, film, dhe të luftërave të cilat luftohen sot.

Educated - Fitues i shumë çmimeve, ‘bestseller’, i rekomanduar nga Barack Obama, India Knight dhe të tjerë, “Educated” flet për Tarën, një vajzë 16 vjeçare e cila detyrohet të largohet nga shtëpia. Duke u larguar, ajo kupton fuqinë transformuese që edukimi ka, dhe çmimin që ajo duhet të paguaj për edukim.