AMMK po e trajton një rast unik në Gjilan

AMMK po e trajton një rast unik në Gjilan

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, njofton se është duke u trajtuar rasti i luanit që është duke u mbajtur i mbyllur në kafaz në Stanaj (Stançiq) të Gjilanit, dhe i cili sipas organeve kompetente rezulton të jetë i kontrabanduar.

Me iniciativën e AMMK, është formuar Grupin Punues ndërinstitucional, ku krahas përfaqësuesve nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, janë përfshirë edhe përfaqësues nga Agjencioni i Veterinës dhe Ushqimit - AVUK dhe nga Organizata Pylli i Arinjve.

Qëllimi i formimit të këtij grupi punues është mbledhja e informatave relevante dhe shqyrtimi i bazës ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare që rregullon mbajtjen dhe internimin e kafshëve të egra të mbrojtura. Grupi punues është duke e analizuar rastin në fjalë por meqenëse sipas zyrtarëve doganor kjo çështje ka kaluar në Prokurori atëherë do të merret për bazë edhe opinioni i prokurorisë.

Përndryshe lloji i luanit (Panthera leo) është kafshë e huaj për territorin e Kosovës, por është i mbrojtur me ligje kombëtare dhe ndërkombëtare, andaj çdo përpjekje për mbajtjen e tij duhet kaluar nëpër procedura ligjore dhe çdo shmangie eventuale e këtyre procedurave, sanksionohet sipas legjislacionit në fuqi.


MË SHUME NGA Nacionale