Varësisht ku dalin, aknet tregojnë shumë për shëndetin

Varësisht ku dalin, aknet tregojnë shumë për shëndetin

Çdo njeri ka prirje të ketë akne – pavarësisht moshës.

Dhe shkaku i motit të ftohtët, problemet me akne kanë tendenca të jenë më të shpeshta.

Sidoqoftë, shfaqja e akneve faktikisht ndërlidhet me organe specifike dhe mund të jenë shenjë e problemeve serioze shëndetësore.

Shfaqja e akneve në ballë

Nëse shikoni mbi ballë dhe e vëreni një akne me shkëlqim më të madh, atëherë kjo mund të jetë e shkaktuar nga mos balancimi i prodhimit të yndyrës e kjo shkaktohet nga ushqimi që e hani.

Veç kësaj, shfaqja e akneve në ballë mund të jetë edhe indikatorë i problemeve me lukth dhe fshikëz.

Shfaqja e akneve në hundë

Aknet në hundë zakonisht janë pore të mbyllura dhe shpeshherë ndërlidhen me higjienën e përgjithshme të lëkurës.

Por, skuqja e përgjithshme dhe pikat përreth qendrës së fytyrës mund të ndërlidhen edhe me bllokime që ndërlidhen me dëgjimin.

Nëse keni kolesterol të lartë, atëherë ai mund të manifestohet në formën e lëkurës së yndyrshme dhe t’jua bllokojë poret.

Preferohet ta kontrolloni edhe shtypjen e gjakut sepse aknet në këtë zonë mund të jenë indikatorë i shtypjes së lartë të gjakut.

Shfaqja e akneve në faqe

Aknet e kuqe në faqe mund të shkaktohen nga mos balancimi bakterial në zorrë.

Gjithashtu mund të ndërlidhet edhe me probleme respiratore.

Shfaqja e akneve përreth mjekrës

Këtu është çështje hormonesh.

Qoftë nëse është stres apo tension paramenstrual, aknet përreth mjekrës shpeshherë janë shumë bezdisëse sepse nuk mund të bëni shumë për to… përveç se të relaksoheni.

Shfaqja e akneve në mjekër

Stresi dhe mos balancimi hormonal luajnë rol të madh në atë se përse shfaqen aknet në pjesën e mjekrës.

Hormonet e quajtura androgjene e stimulojnë prodhimin e sebumit – yndyrës që i bllokon poret.

Aknet në veçanti janë të zakonshme tek adoleshentët sepse prodhimi i hormoneve rritet në këtë periudhë.