Spanjë, institucionet shtetërore sulmohen nga hakerët

Spanjë, institucionet shtetërore sulmohen nga hakerët

Gjatë muajve të fundit janë regjistruar madje 36 sulme kibernetike mbi institucionet shtetërore dhe shumë kompani private në Spanjë.

Institucionet qeveritare dhe kompanitë private në Spanjë gjithnjë e më shumë janë të ekspozuara ndaj sulmeve kibernetike, ndërsa agjencitë shtetërore pohojnë se prapa këtyre sulmeve qëndron Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut.

Gjatë muajve të fundit janë regjistruar madje 36 sulme kibernetike mbi institucionet shtetërore dhe shumë kompani private në Spanjë, shkruan në artikullin e gazetës spanjolle “El Pais”, e cila i referohet Qendrës Kombëtare të Kriptologjisë pranë Shërbimit Inteligjent të Spanjës.

Në artikull po ashtu thuhet se prapa sulmeve kibernetike ndaj Ministrisë së Mbrojtjes, bankave, zyrat e avokatëve dhe kompanive ushtarake, qëndrojnë grupe kibernetike me seli në Rusi, Iran, Kinë dhe Kore e Veriut.

Është zbuluar se bëhet fjalë për grupe hakerësh APT29 dhe Snake (Rusi), APT39 dhe APT33 (Iran), Banda Kobalt (Kore e Veriut) dhe Emissary Panda (Kinë).