Këto lagje të Fushë Kosovës të hënën do të kenë ndërprerje të ujit

Këto lagje të Fushë Kosovës të hënën do të kenë ndërprerje të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar konsumatorët e Zonës Industriale, duke filluar nga rrethi i ETC-së në drejtim të Fushë Kosovës, konkretisht blloqet e banimit” Apolonia 1”, banesat e ” Tregtisë”, banesat e “ Al Trade”, banesat e” Model Sllovenia” , banesat e “ Semitronix” dhe banesat e “ Preniqit” se, ditën e hënë do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 16:00.

Bëhet e ditur se arsyeja e mungesës së ujit ditën e hënë është  realizimi i punimeve teknike, kyçja e gypit me diametër fi 160 mm, investim i Komunës së Prishtinës.


MË SHUME NGA Nacionale