Në Prishtinë mbahet Konferenca Mjekësore e FMShE-së

Në Prishtinë mbahet Konferenca Mjekësore e FMShE-së

Konferenca Mjekësore Vjetore e FMShE-së, organizuar nga Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë dhe Klinika Dollenberg nga Hanoveri i Gjermanisë, ka mbledhur sot në Prishtinë mjekë të shumtë dhe specialsitë të mjeksisë nga fusha të ndryshme, si dhe studentë të mjekësisë.

Mjekë me përvojë të gjatë dhe që për vite të tëra punojnë në klinika në vendet perëndimore në Ervopë, kryesisht në Gjermani, në bashkëpunim edhe me mjekë specialistë nga Prishtinë, kanë mbajtur një varg ligjëratash të cilat kanë zgjur intersimin e madh të pjesëmarrësve. Aurora Meta-Dollenberg, nënkryetare e Federates së Mjekëve Shqiptarë në Evropë, Dr Gani Bajraktari nga Prishtina, e shumë emra prestigjiozë nga fusha e mjkësisë, kanë ligjëruar për të arriturat e fundit në fushat shkencore në mjeksinë moderne sot, sidomos në fushën e mjeksisë familjare, kardiologjisë, mjekësi e urgjencës, psikoterapisë dhe diagnostikës ekografike.

Pjesëmarrja në konferencë, vlerësohet me kredi që u shërben mjekëve me qëllim avansimin e tyre profesional të mëtejshëm. Pjesë e organizimit të kësaj conference është edhe Pedagogu social në Berlin, Hajriz Mamaj. Mamaj i tha RTK-së se një konferencë e ngjashme mbahet të shtunën edhe në Maqedoni në ambientet e Univesitetit të Tetovës. 

Në Maqedoninë Veriore, konferenca mbahet në bashkëpunim me mjekët prof. Dr. Nevzat Elezi dhe Dr.Bekim Ismaili nga Shoqata e Mjekëve Shqiptarët dhe Odës se Mjekeve të Maqedonisë Veriore si dhe Klinikës Dollenberg në Hanover. Certifikatat që u shpërndahen pjesëmmarrësve janë të njohura në gjithë Evropën, thekson Mamaj i cili shprehet në supelativ për interesimin e pjesëmarrësve.

Autor: Fadil Gashi