Arsyeja më e mirë për ta lënë cigaren

Arsyeja më e mirë për ta lënë cigaren

Pirja e duhanit vret, një ndër mbishkrimet në pakon e cigares, e cila nuk po ndikon në pirjen e saj.

Një nga rreziqet më të mëdha shëndetësore për gratë është pirja e duhanit gjatë shtatzënisë.

Sipas disa studimeve, një në pesë gra shtatzënë pinë duhan. Kjo dihet se rrit shanset për abort, lindje të parakohshme dhe mundësinë e shëndetit të dobët të foshnjës në të ardhmen.

Rezultatet e studimit tregojnë se përdorimi i copëzave të nikotinës ose ilaçeve  ndihmon gratë shtatzëna të lënë cigare si gjatë shtatzënësisë ashtu edhe pas lindjes. Sidoqoftë, studiuesit rekomandojnë që të konsultoheni me mjekun përpara se të merrni ndonjë ilaç.

Nga 1.300 gratë shtatzëna që pinë duhan, e që ishin pjesë e një studimi në Kanada, 80 përqind ishin në gjendje të linin cigaren gjatë shtatzënisë pasi përdorën ilaçin ziban ose flaster të nikotinës. Lajmi i mirë është se 68 përqind e atyre që përdorën flasterin dhe 60 përqind e atyre që përdorën ilaçin lënë përgjithmonë cigare.

Rezultatet e studimit nuk janë befasuese, pasi braktisja e duhanpirjes nuk mund të dëmtojë trupin, kështu që këto rezultate gjenden direkt në programet e ndërprerjes së pirjes së duhanit që zbatohen kudo në botë.

Më në fund, ritheksohet që të gjitha gratë shtatzëna dhe gratë që dëshirojnë të mbeten shtatzënë duhet së pari të këshillohen me mjekun për gjendjen e tyre të përgjithshme mjekësore individuale dhe se flasteret dhe ilaçet nuk duhet të merren vetë.

Nëse nuk ka mundësi të tjera ose arsye për të lënë duhanin, atëherë shtatzënia është momenti më i madh dhe ‘i duhur’, për çdo grua, të braktisë duhanin.