Rritet numri i të vdekurve pas zjarrit në aeroplanmbajtësen ruse

Rritet numri i të vdekurve pas zjarrit në aeroplanmbajtësen ruse

Numri i të vdekurve si pasojë e zjarrit që ndodhi në aeroplanmbajtësen e marinës ruse është rritur në dy ndërsa janë plagosur 12 persona.

Numri i të vdekurve si pasojë e zjarrit që ndodhi në aeroplanmbajtësen e marinës ruse është rritur në dy ndërsa janë plagosur 12 persona.

Sipas shërbimit për media të Flotës Veriore të Marinës Ruse, numri i të vdekurve pasi aeroplanmbajtësja ruse "Admiral Kuznetsov" u përfshi nga zjarri gjatë mirëmbajtjes është rritur në dy ndërsa 12 persona janë plagosur.

Aeroplanmbajtësja ruse "Admiral Kuznetsov", ka qenë pjesë e operacioneve ruse në Detin Mesdhe në brigjet siriane.

Në aeroplanmbajtësen e cila mund të bart 28 avionë ushtarakë, 22 helikopterë si dhe një numër të madh të municioneve, punonin 2.159 personel të ekuipazhit.