OKB zbulon shkelje të të drejtave të protestuesve në Kili

OKB zbulon shkelje të të drejtave të protestuesve në Kili

Forcat e sigurisë së Kilit kanë plagosur, vrarë, ndaluar, torturuar dhe dhunuar qytetarë gjatë protestave të fundit, njoftuan sot hetuesit e OKB-së për të drejtat e njeriut.

“Policia menaxhoi demonstratat në mënyrë shtypëse dhe nuk arriti të bëjë dallimin midis shumicës së protestuesve paqësorë dhe pakicës së dhunshme”, deklaroi Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) në raportin e saj.

“Bazuar në informacionin e OHCHR-së, ka arsye të besueshme se nga 18 tetori dhe më tej, është kryer një numër i lartë shkeljesh të të drejtave të njeriut “, shkruan hetuesit e OKB-së.

Protestat e dhunshme shpërthyen në muajin tetor pasi qeveria u përpoq të mblidhte tarifat e metrosë, por lëvizja kishte shkaqe më të thella që përfshinin pabarazinë ekonomike. Në mes të nëntorit, partitë politike ranë dakord për një kushtetute të re, si mënyrë për të zgjidhur krizën./ATSH/