Aksident trafiku në Graçanicë, humb jetën një person

Aksident trafiku në Graçanicë, humb jetën një person

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në Graçanicë.

Siç ka njoftuar policia e Kosovës, në rrugën “Patriark Pavle” në Graçanicë është raportuar për një aksident trafiku ku drejtuesi i automjetit mashkull Serb ka humbur kontrollin gjatë ngasjes dhe ka dalë jashtë rrugës, është përplasur në një beton.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime dhe është duke u trajtuar në spitalin e Graqanicës ndërsa pasagjeri mashkull serb ka humbur jetën.

Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.