Rita Ora shkurton flokët, shfaqet ndryshe para fansave në imazhet e fundit

Rita Ora shkurton flokët, shfaqet ndryshe para fansave në imazhet e fundit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, duket gjithnjë bukur në paraqitjet e saj para publikut.

Ajo i kushton shumë kujdes pamjes së jashtme, me çka tregon që investimi i saj në modë është thuajse paralel me muzikën.

Rita është gjithashtu mjaft e gyximshme kur bie fjala te ndryshimet, teksa së fundmi ka bërë një ndryshim mjaft drastik në modelin e flokëve.

Në disa storje të publikuara të shtunën në InstaStory, këngëtarja 29-vjeçare u shfaq me flokë të shkurtra para fansave të saj.

Teksa tregonte për faktin se ishte e sëmurë dhe pavarësisht kësaj i duhej të vazhdonte aktivitetet, Ora, mori vëmendjen e fansave edhe me ndryshimin e ri të bërë në flokët e saj.

Javë më parë, ajo performoi në eventin gjigant “Jingle Bell”, të organizuar nga Capital FM në Londër.