Gjigantët e Premier League propozojnë revolucion në Champions

Gjigantët e Premier League propozojnë revolucion në Champions

Gjashtë klubet kryesore të Premier League po planifikojnë të riorganizojnë Champions League.

Manchester United, Manchester City, Liverpool, Chelsea, Arsenal dhe Tottenham janë dakord për të ndryshuar strukturën e kompeticionit më të rëndësishëm europian.

Bëhet fjalë për ta zgjeruar Championsin në një format me 32 ekipe, duke filluar nga sezoni 2024-25. Nëse kjo bëhet realitet, atëherë ekipet angleze kërkojnë gjithashtu ndryshime dhe në kupat kombëtare, për të pasur më shumë hapësira në kalendar.

Ato sugjerojnë heqjen e ndeshjes së kthimit në FA Cup si dhe mos luajtjen e një ndeshjeje të dytë në raundin gjysmëfinal të League Cup, raporton abcnews.

Një tjetër ide që vjen nga këto klube është edhe shkurtimi i ekipeve në Premier League. Kjo vetëm për të rritur konkurrencën si dhe për hapësirat në kalendar.