Iran, mbyllen shkollat për shkak të ndotjes atmosferike

Iran, mbyllen shkollat për shkak të ndotjes atmosferike

Autoritetet urdhëruan mbylljen e shkollave në Teheran dhe në disa qytete të Iranit, për shkak të ndotjes atmosferike që arriti nivele të tjera alarmi për shëndetin.

“Në Teheran, një re gri ka mbuluar që prej disa ditësh qytetin duke zhdukur totalisht malet e Alborzit që dominojnë kryeqytetin. Dje, reja e ndotjes ishte e dukshme në luginat më shumë se 20 kilometra në veri të qytetit”, sipas një korrespondeti.

“Vendimi për të mbyllur shkollat e kryeqytetit u njoftua nga zëvendësguvernatori i provincës së Teheranit, Mohammad Taghizadeh pas ndotjes së ajrit që arriti një prag të dëmshëm për grupet e personave të ndjeshëm”, sipas agjencisë zyrtare Irna.

Autoritetet u bëjnë thirrje të moshuarve, fëmijëve dhe personave me vështirësi respiratore të qëndrojnë në shtëpi.