Fati i të pagjeturve, plagë e rëndë e Kosovës

Fati i të pagjeturve, plagë e rëndë e Kosovës

Edhe pse kanë kaluar 20 vite nga lufta ende nuk dihet për fatin e 600 persona të konsiderohen të zhdukur.

Bajram Qerkini, udhëheqës i Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur, tha se fati  i të pagjeturve, është plagë e rëndë e Kosovës.

“Nuk ka vullnet për të zgjidhur fatin e të pagjeturve nga ana e ndërkombëtarëve”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Qerkini vlerësoi se as vendorët e as ndërkombëtarët nuk kanë vullnet për të zgjidhur njëherë e pergjithëmonë fatin e mbi 1600 personave.

Sipas tij familjarët kërkojnë informata konkrete. “Ne kërkojmë gjana konkrete, kërkojmë që të punohet në lokacione ku dyshohet se mudn të ketë kufoma”, tha ai.

Autor: RTKlive