Policia e Kosovës: 35 aksidente ndodhën të dielën në Kosovë

Policia e Kosovës: 35 aksidente ndodhën të dielën në Kosovë

Vetëm gjatë së dielës në Kosovë janë regjistruar 35 aksidente trafiku.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë së dielës në vendin tonë kanë ndodhur 35 aksidente trafiku.

Sipas njoftimit, 16 prej tyre kanë qenë me lëndime trupore, ndërkaq 19 aksidente vetëm me dëme materiale.

Po ashtu gjatë së dielës, Policia e Kosovës përkatësisht Njësiti i Trafikut Rrugor ka shqiptuar 1 mijë e 128 tiketa trafiku për kundërvajtje të ndryshme.